Mbyllje e mbarë për Erën, ‘Bon Bon’ merr gjysmë bilioni klikime! 0 1249

Fundi i 2017-tës mund të mos ketë ardhur krejt i suksesshëm për të gjithë, por ky nuk është rasti i Era Istrefit. Këngëtarja mori famën ndërkombëtare me hitin ‘Bon Bon’, që mesa duket vazhdon ende të fitojë klikime. Duket si e pabesueshme, por tashmë kënga ka arritur shifrat prej gjysmë-bilioni!

“Bon Bon arriti gjysmë-bilioni sot. Edhe të vdes, nuk ma ndjen. Ama viti tjetër do të jetë flakë!”, ka shkruar Era, ndërsa komentet kanë qenë nga më të shumtat. Urime ka marrë edhe nga motra e saj, Nora, por edhe nga kolegët. Ai që dalloi ishte Noizy, i cili kishte shkruar: “E madhe”. Nga ana tjetër, ndjekësit i kanë kërkuar Erës të bëjë diçka të përngjashme me ‘Bon Bon’.

E në fakt, 2017-ta nuk kishte si të mbyllej më bukur se kaq për Strefie-n. Urime, Era!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *