KreuCelebrity

Oriola Marashi befason: Blerim Destani, burri im i ardhshëm

Blerim Destani, aktori i njohur shqiptar mbrëmjen e djeshme  ka qenë i ftuar në studion e “Xing me Ermalin”, ku po jepte një intervistë, por krejt papritur intervista e tij është ndërprerë nga mdelja Oriola Marashi, e cila i ka kërkuar “llogari” aktorit.

“Ku ishte ti? Telefonin pse nuk e hap? Si do ta zgjidhim këtë muhabet pasi nuk do të vazhdojë gjithë jetën kështu, se përballoj dotë..”, është shprehur modelja duke ju drejtuar Blerimit, i cili pasi i përshpëriti disa fjalë në vesh, e qetësoi modelen.

Oriola më pas u ul në kolltukun e të ftuarve dhe kur Ermali e ftoi të tregonte diçka më shumë në lidhje me këngët që do të publikojë së shpejti ka ndërhyrë Blerimi i cili është shprehur se më mirë të lërë premierë.

“Edhe unë ashtu mendoj. Jam dakord me burrin tim të ardhshëm”, tha modelja por nuk la të kuptohej nëse këtë deklaratë e kishte bërë në kuadër të shakasë apo ishte diçka serioze. Më herët në të njëjtin emision Blerim Destani ka deklaruar se ai është i dashuruar dhe i lumtur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF