Si Babagjysh në ‘E Diela Shqiptare’, Edi Rama në ndihmë të dy familjeve! 0 1464

E thamë që ‘E Diela Shqiptare’ do të vinte me edicion special për datën 31. Kështu, tek ‘Një mesazh për ty’ ishin të ftuar Eriglisa dhe Leo: e para, një studente ekselente nga komuniteti egjiptian, që kërkonte që fëmijëve të komunitetit t’i jepej shanci të mbanin dhurata në duar në periudhën më magjike të vitit, dhe i dyti, nëntë vjeçari i padorëzuar para fatit, por nga ana tjetër, i destinuar të qendronte në një karrocë me rrota.

Edi Rama i ka dëgjuar në prapaskenë të dyja historitë, ndërsa është veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri për të surprizuar personazhet në studio. Leos së vogël i është dhuruar një thes me lodra për motrën e tij, ashtu sikurse i është siguruar transporti ditor falas me taksi për në shkollë. Nga ana tjetër, Rama është shprehur se për Leon do të vihet në dispozicion dhe një fizioterapist, në mënyrë që të mundësohej sa më shpejt ngritja e tij në këmbë. Sa për Eriglisën, kryeministri i siguroi një vend pune: si këshilltare e ministrit për çështjet sociale.

E pasi mbaroi së thëni premtimet i veshur si Babagjysh, Rama ka zbuluar fytyrën duke surprizuar të pranishmit, por edhe publikun. Këtë herë, kryeministri ka vendosur ta japë shpresë pikërisht në periudhën më magjike të vitit!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *