KreuCelebrity

Stilistja e fustanit të dasmës së Dianas, lançon linjën e re personale!

Fustani i dasmës së Lady Diana-s është një ndër më ikoniket në historinë e modës. Prapa këtij krijimi qendrojnë emrat e stilistëve Elisabeth Emanuel dhe David Emanuel, në atë kohë, edhe partnerë në jetën reale. Tashmë, Elisabeth ka vendosur të lançojë linjën e saj personale, për të sjellë të tjera koleksione të mrekullueshme.

Dizanjerja ka deklaruar se krijimet e reja janë të inspiruara nga fryma e viteve ’80-të. “Do të rikthehem pas në kohën kur stilonim fustane për figura ikonike si Elisabeth Taylor, Carolina Herrera dhe Joan Collins. Kam menduar që të sjell pak nga të gjitha. Do të përqendrohem tek veshjet për dasëm, fustanet për mbrëmje, punimeve me dorë dhe stilimeve me porosi”, ka deklaruar Elisabeth për People.

Fansat e krijimeve të saj janë të lumtur për këtë lajm, ndërsa po priten me padurim koleksionet e ardhshme të Emanuel.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF