KreuCelebrity

Viti i Ri ka ardhur më herët në familjen e këngëtarëve shqiptarë!

Çdokush po pret me padurim ardhjen e Vitit të Ri, e me siguri shumë prej jush po përgatiteni për mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Por, siç tashmë të gjithë e dimë, ky moment i shumëpritur vjen ndryshe në vende të ndryshme të botës. Një nga familjet e njohura shqiptare e kanë festuar Vitin e Ri më shpejt nga ne, e jo më kot.

Vesa Luma dhe Big Basta kanë përjetuar emocionet e para të 2018-tës vetëm pak minuta më parë, ndërsa kjo nuk është e gjitha. Së bashku me Lianin e vogël, të tre kanë shijuar spektaklin e fishekzjarreve buzë detit. Kjo me siguri është hera e parë që familja kalon mbrëmjen e ndërrimit të viteve në stinën e verës.

Krejt ndryshe kjo vjen edhe për Vesën, që kur u shpërngul në Zelandën e Re, la pas Prishtinën e ftohtë e të mbuluar me borë. Epo, ndonjëherë rëndësi ka se cilër janë personat që ke përkrahë në të tilla raste!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF