Dita e parë e vitit e gjen familjen e Presidentit të ndarë! 0 6427

Si çdokush tjetër, edhe politikanët e presin gëzueshëm natën e ndërrimit të viteve. Familja e Presidentit është kujdesur të urojë fillimisht natën e Vitit të Ri, nëpërmjet një kartoline familjare. Çifti Meta-Kryemadhi dhe tre fëmijët e tyre përshëndetën shqiptarët nëpërmjet një fotoje të shpërndarë në Instagramin e Monikës. Por, 1 janari nuk e ka gjetur bashkë të gjithë familjen.

Kryemadhi ka postuar një foto krahë bashkëshortit, me një filxhan kafe në dorë. Të dy të buzëqeshur, Monika ka shkruar: “Kafja e parë e 2018 me qetësi dhe dashuri. Bora dhe Era e mbajtën fjalën, e shtruan tavolinën dhe i lanë të gjitha enët. Normal që pas orës 12 gëzuan me shoqërinë e tyre, ndërsa ne të dy në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gëzuar të gjithëve në familjet tuaja!” Mesa duket, si në shumë familje të tjera shqiptare, edhe në shtëpinë e Presidentit fëmijët i lënë hapësirë prindërve të shijojnë momentet e para të vitit sëbashku.

Për disa prindër, momente të tilla nuk janë ndër më idealet, por Kryemadhi e ka parë edhe këtë rast me plot sportivitet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *