Ermali uron Vitin e Ri, Luana e shan ‘idiot’! 0 5735

E mbrëmshmja ka shënuar fillimin e një kapitulli të ri për shumë njerëz. Mes tryezash të mbushura, e gotash që përplaseshin për dolli, të gjithë u kujdesën që të bënin dhe urimet përkatëse për njerëzit e afërt e miqtë. Personazhet publikë uruan ndjekësit në rrjetet sociale, dhe një prej tyre ishte dhe Ermal Mamaqi.

Si gjithmonë me humor, Mamaqi ka ndarë me fansat foton e një gjeli shumë të vogël, duke shkruar poshtë: “Gëzuar. Plasi gjeli…Ku është ky vendi?”. Një postim i tillë ka tërhequr vëmendjen e Luanës, me të cilën Ermali jo rrallë ka konkurrencë, për shkak të emisioneve të secilit të cilat transmetohen në televizione të ndryshme (në të njejtën ditë, në të njejtin orar). Moderatorja i ka komentuar: “Hahahahaha o idiottt”, duke na treguar kështu se marrëdhënia miqësore mes tyre nuk është influencuar shumë nga pozicioni përkatës.

Gëzuar. plasi gjeli… Ku është ky vëndi?.😂😂😂

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Urim origjinal ky i Ermalit apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *