KreuCelebrity

Pas largimit, vjen reagimi i Vjollcës: “Nuk u shemb Roma se iku Koli!”

Viti që lamë pas i dha fund edhe rrugëtimit të Sokol Ballës në Top Channel. Pas një kohe të gjatë që ky lajm u përfol pa ndonjë reagim zyrtar, gazetari ka shkruar në Twitter: “Rrugët me Top Channel ndahen këtu.” Duke qenë se ishte një nga figurat më të përfolur të Top-it, ka qenë vetë Vjollca Hoxha ajo që ka reaguar mbi këtë largim.

Ajo është prononcuar me qendrimin e saj në faqen e web-it të Top Channel, kur dhe është shprehur qartë mbi këtë lëvizje. Ja çfarë ka thënë konkretisht Hoxha:

“Natyrisht që ikja e Sokol Ballës është një goditje, por nuk është fundi. Ka plot të tjerë në tregun mediatik që mbushin boshllëkun e krijuar, bile edhe mund të jenë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se Sokol Balla nuk është gazetar VIP dhe ne një zgjuarsi e nuhatje të lindur për gazetar. Por nuk u shemb Roma se iku Koli.”

Drejtimi i Top Story tashmë ka mbetur në dorë të Endri Xhafos.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF