KreuCelebrity

Era Istrefi e nis 2018 me një pyetje

Era Istrefi është një nga këngëtaret shqiptare më të njohura në skenën ndërkombëtare. Këngët e saj janë shndërruar në hite dhe këngëtarja ka marrë vlerësime të shumta për sa i përket këngëve të saj. Era gjithashtu është shndërruar edhe në një personalitet të mediave sociale, ku shpesh herë ndan fotot me fansat e saj.

Gjatë vitit të kaluar në mediat rozë është dhënë lajmi se bukuroshja është ndarë me të dashurin e saj, ndërkohë që  këngëtarja nëpërmjet postimeve të saj ajo duket sikur i është dedikuar tashmë fitnesit, pasi kalon një kohë të gjatë në palestër.

Edhe vitin 2018 Era ka zgjedhur ta nisi  me palestër, ku pas pushimeve të fundvitit, këngëtarja duket se ka vendosur të djeg kaloritë e tepërta që ka marrë gjatë këtyre pushimeve.

Era së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Istagram ku shihet   duke bërë fitness, ndërsa në postim ajo ka bërë edhe një pyetje për të gjithë fansat. “Cili është emri i një gjëje që e dëshiron në vitin 2018?”, ka shkruar bukuroshja si dixhiturë të fotografisë së postuar

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF