KreuStil Jetese

Gjërat që duhet t’i bëni gjatë 2018 për një shëndet më të mirë

Tashmë jemi në ditët e para të vitit të ri dhe të gjithë e konsiderojmë si një mundësi për të ndërrruar mënyrën e jetesës. E ndërkohë që kemi uruar njëri- tjetërin për shëndet gjatë këtuj viti, duhet të fillojmë edhe të kujdesemi vet për të.  Më poshtë po ju sjellim një listë me 5 gjëra të cilatr do t’ju ndihmojnë që të keni një shëndet më të mirë gjatë këtij viti.

Konsumoni produkte që përmbajnë shumë fibra
Shumica e njerëzve nuk e plotësojnë sasinë e rekomanduar të fibrave ditore, 25 gram për gratë dhe 38 gramë për meshkujt. Fibrat kanë shumë përfitime shëndetësore përfshirë uljen e kolesterolit si dhe ndjesinë e ndjenjës së ngopjes. Filloni të konsumoni fibra do të shikoni rezultate.

Përpiquni të flini gjumë mjaftueshëm
Kur jeta ndërlikohet dhe angazhimet grumbullohen gjumi është shpesh gjëja e parë që sakrifikohet. Por sakrifikimi I gjumit është një nga gjërat më të këqija që mund të bëni. Mungesa e tij ndikon shumë në mënyrën tuaj të jetesës ndaj është e rëndësishme të flini gjumë mjaftueshëm.

Pini më shumë ujë
Konsumimi i ujit ka një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e organeve vitale. Trupi ynë përbëhet nga 55-75 për qind ujë, prandaj edhe kemi aq shumë nevojë për të pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del nga organizmi. Uji na ndihmon që nga trupi të nxjerrim produktet e panevojshme të metabolizmit të yndyrnave. Ky proces ka shumë rëndësi te personat që duan të humbin peshë. Uji jep ndjenjën e ngopjes, prandaj personave që duan të humbin në peshë u këshillohet që të pinë një gotë ujë para çdo vakti. Uji tret produktet e dëmshme të cilat krijohen gjatë metabolizmit, duke mundësuar nxjerrjen sa më të shpejtë të tyre në ambientin e jashtëm.

Filloni të stërviteni
Të gjithë kemi dëgjuar për përfitimet e stërvitjes, të tilla si humbje nga pasha, zvogëlim i rrezikut të sëmundjeve kronike, një trup me forma më të mira etj. Por stërvitja kërkon vullnet dhe një qëllim të qartë se çfarë kërkoni të arrini. Mos vendosni një qëllim të paqartë për të punuar më shumë, por jini specifike dhe zgjidhni diçka që ju pëlqen dhe shijoni

Kaloni më shumë kohë me njerëzit tuaj të dashur
Kalimi I kohës me njerëzit tuaj të dashur, ndikon për mirë në shëndetin, humorin si dhe produktivitetin tuaj. Përpiquni të gjeni gjithnjë kohë për familjarët tuaj dhe të bëni të gjitha aktivitetet që ju pëlqejnë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF