KreuCelebrity

Ledri zbulon se çfarë e bashkoi me Noizy- in

Dikur Ledri dhe Noizy ishin rival të betuar me njëri- tjetrin duke qenë se u përkisnin edhe grupeve rivale në muzikë, ledri grupit “Babastar” dhe Noizy “OTR”. Por kohët e fundit një projekt  muzikor u përfol në mediat rozë mes dy këngëtarëve  dhe shumë shpejt  u publikua edhe vidioklipi  i cili arriti sukses shumë shpejt.

Ndërrkohë në një intervistë për Prive, Ledri ka zbuluar se cila ka qenë arsyeja e këtij bashkëpunimi me Noizy-in. “Është muzika dhe fansat tanë të përbashkët që na lidhin, këngën e kemi realizuar shumë  lehtë, ka qenë e shpejtë dhe e thjeshtë”, është shprehur Ledri.

Ende nuk dihet nëse këngëtarët do të kenë një tjetër bashkëpunim, ndërkohë që një tjetër projekt i përbashkët do të ishte mirëpritur nga fansat e Ledrit dhe Noizy-it.

Si Ledry ashtu edhe Noizy janë dy nga këngëtarët më të ndjekur dhe më të suksesshmë në tregunn shqiptar të muzikës. Ledri gjithashtu ka patur mundësi për tu bërë pjesë e tregut ndërkombëtarë por, ka qenë vetë këngëtari i cili është shprehur se ndihet shumë mirë në tregun shqiptar dhe momentalisht nuk dëshiron të kalojë në tregun ndërkombëtar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF