Mirupafshim Tirana! Marina e kalon fundvitin pranë familjes së Getoarit… 0 1120

Një nga kënaqësitë e të festuarit në fundvit është edhe mbledhja e gjithë familjes dhe të afërmve në strehën e ngrohtë familjare, e kjo ndoshta është një nga arsyet pse e quajmë këtë periudhë ‘të magjishme’. I pamë personazhet e famshëm teksa festuan në mënyra nga më të ndryshmet, ndërsa Marina Vjollca duket se i ka kaluar larg Tiranës ditët e para të 2018-tës.

Moderatorja është bashkuar me familjen e Getoarit në Kosovë, ose të paktën kështu duket nga fotot e ndara në Instagram. Një tavë me fli, ja çfarë ka postuar Vjollca në profilin e saj. “Ushqimi më i mirë në Kosovë – FLI”, ka shkruar Marina, duke lënë të kuptohet se çelja e vitit të ri nuk e ka gjetur në shtëpinë e saj. Mesa duket, këtë herë moderatorja ka vendosur t’i bashkohet strehës së ngrohtë familjare të bashkëshortit.

View this post on Instagram

Ushqimi me i mire ne Kosove- FLI😍 #bujrum

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Familje e madhe, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *