Mos u gënjeni nga dielli! Moti e ka vendosur mos na lerë rehatë 0 417

 Mos u gënjeni nga rrezet e diellit! Moti e ka vendosur mos të na lere të qetë këto ditë të para të vitit 2018. Koha do të përkeqësohet dhe priten vranësira fillimisht në veri të vendit, ndërsa më pas do të shtrihen në të gjithë territorin duke sjellë edhe reshje shiu.

Sipas meteoalb, gjatë natës reshjet do të shtohen duke përfshirë të gjithë territorin, ndërsa pritet edhe rënie temperaturash me 2-3 gradë C.

“Pjesa e parë e ditës paraqitet kryesisht e kthjellët por pasditja sjell vranësira në Veri dhe gradualisht vranësirat shtrihen në të gjithë vendin duke sjellë edhe reshje të pakta në Veri. Gjatë natës, reshjet shtohen duke përfshirë të gjithë territorin. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie me 2 – 3°C në orët e para të ditës por një rënie më të lehtë do të shënojnë vlerat termike të mesditës; ekstremumet termike të së mërkurës do të luhaten -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 14°C, mesdita në ultësirën perëndimore.”, shkruan meteoalb.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *