KreuCelebrity

Në një lidhje më Flori Mumajesin? Ja çfarë thotë Liberta Spahiu

U përfol se Flori Mumajesi ishte në një lidhje me Liberta Spahiu, por deri në këto momente nuk ka patur asnjë konfirmim apo mohim për lajmet që kanë qarkulluar në mediat rozë as nga Flori dhe as nga bukuroshja Kosovare.

Ndërkohë lajmet në shtypin rozë u shtuan kur Flori vendos të shpërngulej në Prishtinë, duke blerë një shtëpi shumë pranë asaj të moderatores kosovare, gjë të cilën ishin të shumtë ata të cilët e komentuan si një shenjë të një lidhjeje të sigurtë mes atyre të dyve.

Ashtu si të gjithë vipat perferojnë të cilët preferojnë që ta mbajnë sekret jetën e tyre personale, edhe Flori dhe Liberta nuk bëjnë përjashtim. Ajo që ka ngjallur më shumë dyshime se çifti tashmë është në një lidhje edhe pse ata vetë nuk e kanë konfirmuar diçka të tillë ende, është një deklaratë e Libertës e bërë në “Prive”.

E pyetur nëse do të dëshironte të ishte nuse në Tiranë, bukuroshja kosovare  është përgjigjur “Pse jo”. Liberta Spahiu është bërë e njohur fillimisht si modele dhe më pas u bë pjesë e ekranit në mediat kosovare,  ku tashmë është shndërruar në një nga figurat më të njohura të showbiz-it.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF