KreuBusull

24 vjet Italoptik, optika e parë private në Shqipëri

Sot, duket krejt normale një vizitë në optikë, edhe po kaq e lehtë të zgjedhësh syze dielli të cilësisë më të mirë, por 24 vjet më parë ishte luks, të gjeje një mjek të mirë, e po ashtu një klinikë optike. Pikërisht 24 vjet më parë, hapja e Italoptik në kryeqytet, revolucionarizoi fushën e optikës. Andrea Lula dhe kolegu i tij italian Vicenzo De Santis hapën të parin dyqan optike në Shqipëri, pikërisht pranë Selvisë, ku ndodhet edhe sot. Menaxherja e Përgjithshme e Italoptik, Romina Ferra tregon për Bordo historinë e biznesit të familjes, një nismë e cila vijon të udhëhiqet ende nga i ati, duke ofruar sot një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh, mes tyre edhe ato luksoze, duke vulosur aktualisht në tregun e optikës një emër që garanton cilësinë.


“Ishte një punë shumë e madhe dhe për hapjen e dyqanit, u deshën tre muaj. Çdo gjë u soll nga Italia, nga syzet optike tek aparaturat për mjekun, e deri tek pajisjet e laboratorit për prodhimin e syzeve” – kujton Romina, duke theksuar se stafi teknik dhe laborantët u trajnuan për dy muaj në Itali, sepse askush prej tyre nuk kishte eksperiencën e duhur.
Padyshim partneri italian, i cili ishte lider në prodhimin e lenteve, me një eksperiencë 80 vjeçare ofroi një ndihmë të vyer duke kontribuar në fushën e optikës dhe shërbimin që u jepej klientëve.
Ashtu siç ndodh me çdo eksperiencë të re, asgjë nuk është lehtë në fillim. Por, Italoptik ishte optika e parë private në Shqipëri, ndaj çdo gjë ishte edhe më e vështirë, jo vetëm për standardet që do të ofronin, por edhe risitë.


E pranon se ju desh të përfshihej ‘fulltime’ në biznesin e familjes, jo sepse ishte rritur në një ambient ku optika ishte mjaft e rëndësishme, por sepse besonte se mund të kontribuonte me sugjerimet e saj.
Ajo që e dallon Italoptik është fakti se ofron shërbime dhe produkte për klientë të një standardi mbi mesataren dhe ata me një buxhet mesatar, ku gama e zgjedhjeve është e madhe, risi që asnjë dyqan optik nuk e kishte ofruar më parë. “Ishim të parët që futëm syzet progresive para 15 vitesh, ndërsa ato bifokale para 20 vitesh. Sollëm syze titani për klientët me miopi ose hipermetropi të lartë dhe duke rritur standardin optik dhe atë estetik. Pas 24 vitesh eksperience, më e rëndësishme nga të gjitha është që klienti nga Italioptik del i kënaqur. Ka syze që në aspektik teknik realizohen në mënyrë të përsosur, ku fokusi është përmirësimi i shikimi, pa lënë mënjanë aspektin estetik”.
Por nuk ka qenë kaq e lehtë edhe për vetë Rominën, madje pak skepticizëm hasi edhe tek i ati, kur ajo i propozoi për disa shërbime dhe produkte, që asokohe për Shqipërinë ishin krejt të panjohura. E sapokthyer nga studimet në Angi dhe Kanada, ajo njihte atë që shumë shqiptarë nuk e njihnin në këtë fushë. Ndërsa i ati ishte njohës i mirë i teknikës, Romina do të propozonte aspektin fashion të syzeve të diellit dhe atyre optike.

“Fillimisht babi ishte skeptik, sepse mendonte se Shqipëria nuk ka treg të mjaftueshëm për syzet e diellit. Më sugjeroi të isha e kujdshme në përzgjedhjen e tyre, sepse tendencat e syzeve të diellit ndryshojnë shpejt. Mbaj mend që më kërkoi të ofrojmë syze dielli për të gjithë kategoritë e klientëve, nga buxheti më i ulët deri tek ai më i lartë. Po kaq e rëndësishme ishte përzgjedhja e montaturave” – thekson menaxherja Ferra.

Sugjerimi i saj rezultoi i suksesshëm, ndaj nuk nguroi që pas këtij hapi, t’i propozonte të atit që në Italoptik të futnin markat indipendente, të cilat më pas do t’i ndihmonin për krijimin e linjave ekskluzive. Sërish i ati u tregua skeptik, por Romina nuk e zhgënjeu. Ia doli me sukses, sepse në fund të ditës njerëzit patën besim tek produkti që iu ofrua, ndaj babai i saj sot ndihet krenar për investimin e së bijës. “Ishim të parët që futëm linjat e luksit si Victoria Beckham, para 5 vitesh; të njëjtën gjë bëmë me marka të tjera në fushën e syzeve optike; sollëm syzet optike Leonardo D, ku çdo gjë është e larë me ar, duke ofruar produkte për një grup klientësh që kanë një lloj standardi” – tregon Romina.

I ati nuk do t’i përqafonte menjëherë këto propozime aspak tradicionale për optikën, sepse nga dita e parë deri sot, ai është shtylla e biznesit. Po kaq të rëndësishëm janë stafi me të cilin punon që nga themelimi i optikës. Janë punonjësit që takojmë në vizitat rutinë në Italoptik, por që në fund të fundit janë specialistë shumë të aftë, një staf besnik, për të cilët Italoptik u është shumë mirënjohës për punën dhe përkushtimin gjatë këtyre viteve.

Pikërisht ky staf priti klientin e parë 24 vite të shkuara në dyqanin e parë pranë Selvisë, duke vijuar ende të presë klientë sot, nga më të zakontët deri tek personalitete e artit dhe politikës, të cilët kanë qenë të shumtë përgjatë këtyre viteve, madje duke u kthyer edhe në klientë besnikë. “Kujtoj që mbretëresha Geraldinë ka qenë një prej klienteve VIP, madje për të kemi mbyllur optikën për t’i shërbyer si i takon një mbretëreshe, e më pas klientë tanë kanë qenë princi Leka dhe Princi Leka i Riu”- thotë Romina. Por ama, listat e klientëve besnikë të Italoptik është shumë më e gjatë, mes tyre thuajse të gjithë ministrat e të gjitha qeverive nga viti 1994 e deri më sot, kryeministra apo presidentë nga Sali Berisha, Fatos Nano apo Bashkim Fino. Gjithashtu edhe personazhe të njohur të artit, si: Ismail Kadare, Tinka Kurti, Gaqo Bushaka, Suzana Frashëri, Manjola Nallbani, Armina Mevlani, Arilena dhe sigurisht Jonida Maliqi, e cila është një ndër personat më të rëndësishëm dhe imazh i Italoptik. Klientë të përhershëm kanë qenë të gjithë ambasadorët e Italisë në Shqipëri, si dhe shumë ambasadorë të akredituar në Tiranë, si ambasadori Arvizu apo ambasadori i Kinës.

Asgjë nuk ka qenë si ditën e parë, me përjashtim të përkushtimit ndaj klientëve, i cili nuk ka ndryshuar, madje është rritur dhe përmirësuar, ndaj Romina thekson se ky është një investim i cili ka një kosto, mbajtjen e klientëve besnikë, por edhe duke u rritur çdo ditë. “Ne vazhdojm të investojmë në teknologji dhe dije. Jemi vazhdimisht pjesë e panaireve dhe seminarëve ndërkombëtare në fushën e optikës duke u njohur me risitë e fundit, për t’i i aplikuar tek klientët tanë, ndaj investojmë në trajnimin e stafit, duke i dhënë klientëve më të mirën për shëndetin e tyre dhe aspektin estetik”-thotë ajo.

Ky investim në fushën e optikës vazhdon, sepse edhe i vëllai i Rominës, Albert Lula do të ecë në gjurmët e të atit, pasi vitin e ardhshëm mbaron specializimin në fushën e okulistikës, pas studimeve në Angli dhe Shqipëri, duke iu bashkuar misionit të familjes.

Në prag të jubileut, Italoptik pret të ofrojë edhe shumë risi, të cilat klientët do të mund t’i zbulojnë pranë pikës historike tek Selvia, dyqanit në TEG në kryeqytet dhe në Fier pranë AVN-së. “Ne kemi eksluzivisht në Itaoptik linjat Karen Walker, L-Specs, linjën dedikuar femrave Ana Hickmann dhe atë të meshkujve T-Charge, të cilat janë pëlqyer shumë. Ne kemi kontribuar në zhvillimin e optikës shqiptare, duke i kthyer syzet në një akesor, në një bizhu për çdo shqiptar në mënyrë që ata të marrin shërbim cilësor dhe efikas në Italoptik”-përfundon Romina Ferra.

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF