KreuCelebrity

Çfarë e bashkon Evin me motrat Vjollca? Këngëtarja sqaron të vërtetën…

Ndoshta nga titulli nund të mendoni se ngjyra e flokëve është i vetmi faktor që bashkon këto tre personazhe, por ja që gaboheni. Lidhjet mes figurave publike shpesh na surprizojnë, e këtu nuk po flasim vetëm për miqësitë. E ftuar sot në Pop Culture, Evi Reçi ka shpjeguar marrëdhënien mes saj, Ronela Hajatit dhe motrave Vjollca.

Sa për Ronelën, edhe pse pas shumë aludimesh nga ndjekësit, Evi ka sqaruar se të dyja janë shumë mike, por mes tyre nuk ekziston asnjë lidhje si kushurira apo të afërme. Ndërsa, për Marinën dhe Luanën, Reçi ka thënë se situata ndryshon paksa lidhur me dy moderatoret. Këngëtarja ka shpjeguar se motrat Vjollca i ka në fis, edhe pse nuk mund ta quajnë ‘kushurirë’ njëra-tjetrën.

Ajo ka pranuar se shkojnë më së miri dhe se kalojnë këndshëm sa herë ndodhen së bashku. Epo, më në fund e sqaroi Evi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF