Kush foli për ndarje? Kylie Jenner dhe Travis Scott janë më të lumtur se kurrë! 0 533

Pikërisht në festat e fundvitit, u përfol se Kylie Jenner ishte ndarë nga partneri i saj, Travis Scott. Një lajm i tillë tronditi jo pak fansat e klanit Kardashian-Jenner, duke marrë parasysh që me shumë gjasa, Kylie është në pritje të një fëmije. Por, çfarë shtyu në të tilla spekulime?

Fakti që çifti nuk e kaloi drekën e Krishtlindjes së bashku, bëri që çdokush të mendonte se Jenner dhe Scott nuk janë më në një histori dashurie. Ja që gjthçka ka qenë një gënjeshtër, pasi reperi në fakt ishte i angazhuar në një koncert në datën 25 dhjetor. Të dy janë më së lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa lidhja mes tyre ka nisur që më prill të vitit që lamë pas.

Tashmë, pritet dita-ditës që Kylie të sjellë në jetë një vogëlush ose vogëlushe, e duhet theksuar se sa u zgjat e gjitha kjo histori…Më private se kaq, nuk bëhej!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *