KreuCelebrity

Modelja e famshme shtatzënë, tregon barkun e rrumbullakosur

Kush tha se dhuratat më të mira gjenden gjithmonë poshtë pemës? ka një vend akoma më special për dhurata të tilla speciale, si ajo që mori modelja dhe sipërmarrësja e njohur, Greiss Petrovic. Ajo është në pritje të një bebi, ndërsa lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram.

“Dhuratat më të mira nuk janë gjithmonë poshtë pemës. Gëzuar Vitin e Ri 2018”, ka shkruar ajo në foton e postuar, përmes së cilës, veç urimit për festa ka dhënë edhe lajmin e mirë, pak orë pas ndërrimit të viteve. E veshur me të kuqe, siç e meritonë atmosfera e festave, ajo ka zbuluar barkun e saj të rrumbullakët.

Themeluesja dhe sipërmarrësja e agjencisë së njohur të modelimit “Grace Model Management”, është e martuar prej kohësh me partnerin e saj, Ilirin. Ardhja e një fëmije në shtëpinë e tyre është, pa asnjë dyshim, ndër dhuratat më të bukura të këtij viti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF