KreuStil Jetese

Trendet e flokëve, 2018-ta rikthen stilet retro

Viti i ri sapo ka filluar dhe tashmë na kanë ngazëllyer trendët të cilët na ofrohen kur është fjala për stilet e flokëve! Fjala është për kthimin e retro stileve përnjëherë, ndërkaq katër stilet në vijim do të jenë më të popullarizuarat:

 

Kur flitet për trende biondet duhet të ndjehen gjithmonë me fat sepse është një ngjyrë që nuk del kurrë nga moda. Gjithë vitin do të jenë në modë flokët ngjyrë platini e kaltër që në rrënjë janë pak më të errëta.

Baluke, baluke, baluke! Do të jenë kryefjala e këtij viti. Gjithmonë kanë qenë të popullarizuara, ndërsa në vitin 2018, do ti shohim në gjatësi deri në gjysmë të ballit.

Balluket të cilat thonë “sapo jam zgjuar” po i bëjnë absolutisht për vete të gjitha adhurueset e elegancës. Balluket e lëshuara, të shprishura dhe të parregullta gjithmonë janë ide e mire.

Do të kemi një rikthim të madh të stileve retro.  Gërshetat, flokët e fryrë, llastiqe të mëdha, fjongot etj. Këto detaje janë paralajmëruar në pistat e modës të brendëve të shumtë, ndërkaq tani do t’i shohim edhe në të ashtuquajturat paraqitje në rrugë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF