KreuStil Jetese

Vendet më të mira për tu vizituar në vitin 2018

Kemi parë revista të ndryshme që kanë zgjedhur vende të ndryshme si destinacionin më të mirë për vitin 2018. Për “Lonely Planet” është Sevilja, për Daily Mail” është Sapporo, për “National Geographic” është Harar, qyteti i shenjtë i Etiopisë etj. Por pa diskutim këto vende janë në listën e destinacioneve më të mira për vitin 2018.

Sivilia është rinuar edhe njëherë ndërsa i është rikthyer trashëgimis së saj historike dhe artistike. Sapporo njihet si një destinacion me kuzhinën e tij të mrekulueshme, me prodhime deti më të mirat në botë. Ai njihet gjithashtu edhe për afërsinë strategjike me ishullin e egër të veriut, Hokkaido, ku bie dëbora më e lehtë në planet. Qyteti i Meksikës njihet si kryeqyteti botëror i dizajnit për vitin 2018, ndërsa Harar njihet për 82 xhamit, birrën premium dhe kafen me cilësi të shkëlqyer.

Ndërsa “Style” i mbledh së bashku këto vende, por shton në listën e saj edhe qytete të tjera si Palermo në Itali, që njihet si kryeqyteti italian i kulturës. Kemi  Vjenën, e cila në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm feston modernizmin vjenez me ngjarje të mëdha, nga Gustav Klimti në Egon Schiele, nga Otto Wagner në Koloman Moser. Dhe New Orleans, qyteti i gjallë i xhazit, i cili në vitin 2018 feston shekullin e tretë të themelimit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF