KreuCelebrity

Arbana kap në “befasi” Xhemin, poston foto interesante pa dijeninë e saj

 

Që Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë shoqe të ngushta e mikesha e dim, e dy persona me një afrimitet të tillë sigurisht që ndajnë shumë kujtime së bashku. Ditën e djeshme Xhemi festoi ditëlindjen e saj, ndërsa mori një surprizë shumë të këndshme nga Arbana dhe Eno Popi.

Ata i vajtën në shtëpi në mesnatë për ta uruar, një gjest i cili e emocionoi shumë Xhemin. Por me sa duket “surprizat” e Arbanës nuk paskan mbaruar ende. Ajo ka nisur të postojë “arsenalin” e fotove që ka me Xhemin, e duhet ta themi se nuk  e dimë nëse Xhemi do të jetë e lumtur kur ti shohi.

Padijeninë e saj, Arbana ka postuar dy foto mjaft interesante. Në njërën foto ajo shfaqet e ulur në prehrin e Xhemit, kur kjo e fundit është maskuar si mashkull për një rol në “Portokalli”. Ndërsa në tjetrën Xhemi shfaqet duke lyer flokët. Epo kujtimet mbeten kujtime Xhemi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF