KreuCelebrity

Autobiografia e George Michael zbulon detaje për lidhjen me Princeshën Diana

George Michael i cili është vendosur edhe  nën akuza për abuzime seksuale, ka zbuluar  detaje të reja në lidhje me marrëdhënien që ai kishte patur me Princeshën Diana, e cila humbi jetën në një aksident rrugor.

Këngëtari i ndjerë në një rrëfim të në librin e tij autobiografik shkruan se me Princeshën e Wellsit ishte takuar në Wembley Arena, Ditën botërore të AIDS-it. Ai shumë shpejt u bë një nga personat më të afërt të anëtares së familjes mbretërore duke patur takime private si dhe telefonata në orët e vona të natës.

Mediat e kohës i kushtuan shumë tituj marrëdhënies së tyre dhe shumë sugjeronin mes rreshtash se mmes këngëtarit dhe Princeshës kishte diçka më shumë se miqësi.

“Ajo ishte si shumë femra që më kanë tërhequr në jetë. Nuk kishte asnjë dyshim se edhe asaj i pëlqeja”, shkruan ndër të tjerash në librin autobiografik të Michaelit, i cili pritet të hidhet në treg shumë shpejtë.  Gjithashtu në këtë libër priten të zbulohen shumë detaje të tjera nga jeta e këngëtarit të ndjerë britanik.

George Michael ndërroi jetë në 25 dhjetor të vitit të kaluar. Prej disa kohësh këngëtari kishte deklaruar se ishte homoseksual,gjë të cilën e zbuloi pas një kohe të gjatë për publikun e gjerë. Jeta e këngëtarit bitanik mbart shumë detaje të cilat fansat e tij kanë qenë gjithmonë nëë pikpyetje, por pritet që me publikmin e librit shumë prej këtyre pikëpyetjesh të hiqen.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF