Dafina rikthehet në SHBA, por lë një mesazh për fansat 0 635

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri e cila kishte zgjedhur që festat e fundvitit t’i kalonte në Pishtinë pranë familjes së saj, ka bërë të ditur se pushimet për të kanë përfunduar dhe se tashmë do të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Dafina prej disa kohësh tashmë jeton në Amerikë, ku është duke ndjekur edhe pasionin e saj për këngët, si dhe ka sjellë disa projekte muzikore të cilat janë pëlqyer mjaft në tregun amerikanë të muzikës. Dafi gjatë kësaj periudhe pushimesh të cilat kishte vendosur t’i kalonte në Kosovë, ka performuar edhe për fansat e saj, si dhe ka premtuar se do të rikthehet sërish së shpejti.

“Ju uroj një vit me shumë suksese, shëndet, fat dhe lumturi. Shihemi së shpejti me projekte të reja etij! Ju dua dhe faleminderit shumë”, shkruan këngëtarja në një instastory për fansat e saj.

Ndërkohë gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Dafina ka qenë shumë aktive në mediat sociale, ku ka treguar jo vetëm kohën që ka kaluar me të afërmit e saj por edhe një vizitë të saj në spital, ku u shfaq duke marrë një surum, por nuk bëri të ditur se cila ishte arsyeja e shkuarjes në spital.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *