Disa truke (të lehta) për t’i zgjatur flokët sa më shpejtë! 0 1293

Një nga objektivat e vajzave është të kenë flokë sa më të gjatë e të shëndetshëm. Por, siç  të gjithë e dimë tashmë, e bukura nuk vjen lehtë, e shpesh kërkohen edhe sakrifica. Kur vjen puna tek flokët, kujdesi nuk është aq i lehtë sa duhet.

 

Përpos produkteve të posaçme që përdoren për t’i dhënë atyre shkëlqimin dhe dendësinë e merituar, të paturit një gjatësi të konsiderueshme mbetet një ndër dëshirat e pandryshuara të femrave. Çfarë duhet të bëjmë për të arritur rezultate të tilla? Këshillat e mëposhtme do të na ndihmojnë më shumê nga se e mendojmë.

1. Pritini majat e djegura çdo 10 ose 12 javë.
2. Përdorni zbutës sa herë që laheni.
3. Çdo javë aplikoni maskë ushqyese.
4. Krihini me kujdes, sa më butësisht të mundeni.
5. Flini në mbulesë jastëkësh prej mëndafshi.
6. Shmangni mbështjelljen me peshqir të madh pas larjes.
7. Nëse keni flokë të thatë ose të dobët, mos temtoni t’i lidhni apo kapni në ndonjë formë në veçanti.
8. Shplani kokën me ujë të ftohtë pas larjes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *