KreuCelebrity

Fotografi me famë botërore komplimenton Marinën: “Fytyrë perfekte, bukuri klasike!”

Marina Vjollca cilësohet shpesh si një nga vajzat e bukur të ekranit, ndërsa figura e saj nuk ka ndryshuar shumë gjatë viteve. Setet fotografike të realizuara nga profesionistë të ndryshëm kanë qenë të shumta, e nuk mund të  themi se kemi parë pak foto nga Marina. Por, duket se sot moderatorja ka marrë një ndër komplimentat më të bukur deri më tani.

Ka qenë Fadil Berisha ai që ka postuar në profilin e tij në Instagram një video-montazh me fotot e Vjollcës, e kjo nuk ka qenë e gjitha. “Fytyra perfekte, bukuri klasike”, ka shkruar fotografi me famë botërore, dhe Marina nuk ka mbetur pa një koment. “Je më i miri”, ia ka kthyer ajo, ndërsa nuk do mend se ky vlerësim ia ka zbukuar ditën moderatores.

A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberishaphotography)

Me pak fjalë, Marina është vajza më e bukur e ekranit sipas Berishës. Vallë të bëhet xheloze Luana…?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF