KreuBordo Men

Gjashtë palltot që çdo mashkull duhet të ketë

Në ditët e ftohta të dimrit një pallto e mirë ofron një mbrojtje të shkëlqyer nga i ftohti por gjithashtu ofron edhe një veshje me stil i cilii padyshim që të jep mundësinë për të rënë në sy shumë shpejt në çdo situatë. Më poshtë po ju sjellim gjashtë llojet e palltove që të gjithë meshkujt duhet të kenë në garderobën e tyre, pasi jo çdo pallto mund të përdoret në jetën e përditshme.

Duhet të bëni kujdes në zgjedhjen e palltos në bazë të asja që keni veshur. Pasi nëse ju duhet të vesheni me një veshje formale, siç mund të jetë një kostum, një  detaj sado i vogël në pallton tuaj mund të bëjë që askush mos tu marri seriozisht në ato që thoni, e kjo gjë bëhet më keq kur bëhet fjalë për takime biznesi. Në rastet e veshjeve formale tregoni një kujdes të madh që palltua e zgjedhur prej jush të jetë kalsike.

 

E çuditshme apo jo? Mbani gjithmonë në mendje se veshja dhe pamja juaj e jashtme është ajo që jep impaktin e parë te personat që nuk ju njohin, por edhe më vonë impakti i krijuar fillimisht është 70% e vlerësimit që personat do të kenë për ju edhe nëse ju njohin më mirë më vonë.

 

E përsa i përket rasteve kur nuk ju kërkohet ndonjë veshje shumë formale, mund të zgjidhni edhe mes palltove sportive, ku shumë njerëz sot i konsiderojnë edhe si xhupa. Por nëse me një pallto klasike një shall do të shkonte për mrekulli, në këtë rast shalli do të ishte një aksesor i tepruar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF