Kujdes! Stresi ndikon negativisht edhe në pamjen e jashtme 0 149

Ditët në të cilat jetojmë, ku lodhja, më së shumti ajo mendore, shtohet çdo ditë, problemet ekonomike nuk janë më të pakta, disa kanë edhe probleme në familje, shkollë apo punë, e të tgjitha këto të mbledhura së bashku na shkaktojnë ehe stresin.

Ndonëse ne e përmendim çdo ditë: jemi të stresuar, shumë pak prej nesh e dinë se çfarë është ai në të vërtetë dhe pasojat shkatërruese në treupin dhe mendjen tonë. Stresi është tension trupor ose mendor që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm fizikë, kimikë ose emocionalë.

Veç kësaj, stresi ka një ndikim të jashtzakonshëm edhe në pamjen tonë të jashtme. Ai mund të sjellë më shpejt ndryshimet që ndoshta duhet të vinin nga mosha, e disa nga këto janë: rënie e flokëve, rrudha të parakohshme, rrathë të zinj poshtë syve, lëkurë e thatë e akne. Prandaj kujdes! Niseni ditën me optimizmin e duhur.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *