KreuCelebrity

Martesa e çuditshme e Melanie e Trump, kalojnë ditë të tëra pa u parë edhe kur janë në të njëjtën shtëpi

Që ata nuk janë tipi i çiftit që ushqejnë dashuri të pakushtëzuar për njëri-tjetrin e kishim kuptuar tashmë nga sjelljet e tyre. Por nuk na e kishte marrë mendja se martesa e bashkjetesa e tyre do të ishte kaq e çuditshme e komplekse. Disa fakte interesante janë zbuluar në libërin “Fire and Fury” të shkruar për presidentin e SHBA-ve.

Aty shkruhet se Zonja e Parë dhe Presidenti Trump mund të kalojnë ditë të tëra pa e parë njëri-tjetrin edhe nëse janë brenda së njëjtës shtëpi. Ai vazhdon më tejë duke thënë se në fakt, në shumicën e kohës Melani as që e dinë se ku ndodhet bashkëshorti i saj. Veç kësaj ajo nuk ka asnjë ide rreth bizneseve që ka Trump. Ajo është fokusuar në rritjen e djalit të tyre, Barron ndërsa, në libër thuhet se Trump nuk ka qenë prezent në jetën e djalit të tij.

Ky libër padyshim që nuk është pritur mirë nga Presidneti i SHBA-ve. Në një postimi në Tëitter, Trump shkruan se në libër nuk ka asgjë të vërtetë dhe se çdo gjë aty është e shtirur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF