Më në fund! Shfaqet Elvana Gjata, na paralajmëron për rikthim të fuqishëm

Ka kaluar kohë tashmë që kur Elvana Gjata nuk është më aktive në rrjetet sociale. Këngëtarja bukuroshe është zhvendosur në Amerikë ku po kërkon suksesin e saj ndërkombëtarë në muzikë. Vetëm disa ditë më parë ajo u përfol për një fejesë me një biznesmen të pasur.

Pavarsisht kësaj, Elvana nuk ka dhënë asnië deklaratë, duke mos e pohuar, por as mohuar lajmin që qarkullon. Por ajo është rikthyer sërish në rrjetet sociale. Elvana ka postuar një foto në Instagram, ku ndonëse nuk jep asnjë informacion për fejesën apo jo të saj, na ka treguar ae do të rikthehet fuqishëm në muzikë.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë, ajo ka publikuar foto në të cilat duket që po regjistron këngë. Para disa kohësh Elvana solli edhe hitin ‘’Forever is over’’ në një bashkëpunim me Poo Bear, ndërsa tashmë duket se duhet të bëhemi gati për një tjetër hit të saj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *