Në pritje të fëmijës së dytë, Ami shfaqet me barkun e rrumbullakosur 0 3235

Amarda Toska, një ndër prezantueset më të bukura të ekranit shqiptarë është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo është treguar gjithmonë e kujdesshme për ta ruajtur privatësinë dhe për të shijuar e qetë pritjen e ëmbël, por i ka “shpëtuar” një foto.

Një foto ku ajo shfaqet së bashku me bashkëshortin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren Nora Istrefi, tregon e dhe barkun e saj të rrumbullakosur tashmë. Ami në fakt duket në superformë, ndërsa si gjithmonë e bukur dhe e ëmbël.

Ajo është e martuar prej vitesh tashmë me Ermal Mamaqin, ndërsa janë prindër të një djali. Lajmin mbi pritjen e një bebi e bëri të ditur Ermali nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai hodhi një foto së bashku me Amin, të cilën e shoqëroi me dixhiturën: “Një bebe rrugës…Do bëhemi 4”, ka shkruar Ermali në postimin e tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *