KreuCelebrity

Rikthehet Britney Spears, këngëtarja në super formë

Ajo është një nga emrat më të mëdha të muzikës, e cila ka mbushur stadiume gjigande në koncertet e saj dhe ka shitur me miliona disqe. E kemi fjalën për Britney Spears, këngët e të cilës edhe pas disa vitesh në tregë vazhdojnë të mbeten hite të padiskutueshme.

Këngëtarja bukuroshe është shfaqur në plazhet e Hawaii në një super formë dhe duket se puna e madhe në palestër ka sjellë përfitime të mëdha për të. Ajo është parë në plazhet e mrekullueshme me bikini të verdhë, i cili lejonte ekspozimin e linjave të saj trupore.

Ajo ka festuar ndërrimin e viteve skenë, ku ka dhuruar një spektakël të mrekullueshëm në Las Vegas, e ndërsa tashmë është duke shijuar disa ditë pushime së bashkku me dy djemtë e saj, nën diellin e nxehtë të Hawaii.

Duket se bukuroshja i ka lënë pas problemet me drogën duke kërkuar kështu edhe një herë tjetër kapjen e majave në skenën e muzikës. Mediat rozë nëpërmjet disa titujsh kanë bërë të ditur se shumë shpejt mund të kemi një tjetër album nga këngëtarja, por 36- vjeçarja ende nuk ka konfirmuar asgjë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF