Së shpejti një tjetër videoklip nga Dua Lipa 0 236

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë nga Kosova që ka arritur një sukses të madh në skenën ndërkombëtare të muzikës ka bërë të ditur se është duke përgatitu një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet më 12 janar.

Këngëtarja e ka bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet rrjeteve sociale ku ka postuar fotografi nga seti i xhirimit të videoklipit të ri. Sipas të gjithave mediave rozë, Dua Lipa shihet si një yll në ngjitje dhe viti 2018 do të jetë një vit në të cilin këngëtarja pritet të arrijë suksese të mëdha.

Por edhe vitin që lam pas, suksesi nuk mungoi për bukuroshen, ku kënga e saj “ New Rules” u shndërrua shumë shpejt në hit në të gjithë botë, ku natyrysht edhe  në Shqipëri e Kosovë ishte një nga këngët më të suksesshme gjatë vitit që lam pas. Gjatë vitit që lam pas, Dua u shpall edhe si “Këngëtarja më e mirë e re” në MTV EMA.

Bukuroshja e cila shquhet për vokalin e saj potent është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjithashtu është shumë e lidhur me familjen e saj, ku festat e fundvitit kishte zgjedhur t’i kalonte me ta dhe madje u ka gatuar edhe darkën e Krishtlindjes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *