KreuCelebrity

Arilena flet për marrëdhënien me Flori Mumajesin

Florri Mumajesi është një nga këngëtarët dhe kantautorët më në zë momentalisht në skenën e muzikës shqiptare, por përveç artit, kantautori ka qenë në qendër të vëmendjes  jo rrallë herë edhe për lidhjet e tij të dashurisë.

Edhe tashmë duket sikur këngëtari është mes dy femrave, një bjonde dhe një brune.  Po flasim për këngëtaren Arilena Ara, me të cilën Flori ka patur edhe një bashkëpunim dhe  për moderatoren e njohur kosovare, Liberta Spahiu, ku deri në këto momente Flori nuk ka mohuar por as pohuar lidhjen me asnjërën prej tyre.

Ndërkohë e ftuar në “Top Shoë Magazine”, kangëtarja Arilena Ara ka pranuar të flasë në lidhje me marrëdhënien me Florin, ku është shprehur se gjithçka ka nisur një mbrëmje duke konsumuar një gotë verë. “Gjithçka nisi dukke pirë një gootë verë”, u shpreh ajo duke shtuar se mund të kishte ndodhur diçka mes tyre, por nuk ka pohuar dhe as mohuar nëse ka patur diçka mes këngëtarëve.

Ndërkohë gjatë koncertit në Prishtinë Flori i bërë një dedikim moderatores bukuroshe të “Prive”, Liberta Spahiu, duke u shprehur se ishte me fat që e kishte pranë. Ky moment është filmuar nga një mik i tyre i cili e ka postuar më pas në rrjetet spociale, por që e ka fshirë pak çaste më vonë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF