Buzëkuqet, ja të gjitha ngjyrat IN  të vitit 2018 0 841

Tashmë është e ndaluar të thoni: nuk ka një buzëkuq për mua! Këtë vit do të gjitha nuancat  e së kuqes, duke filluar nga ngjyra rozë e deri te ajo portokalli janë të lejuara. Një e lyer buzësh me ngjyrën lejla dhe ju do të ndjeheni tjetër njeri. A jeni kuriozë të dini se kush do të jenë trendet e ngjyrave për buzët këtë vit? Epo ja ku i keni!

Ngjyra e kuqe e errët

Buzët e errëta do të kthehen sërish këtë vit. Ato do të jenë shumë në modë dhe sa më të errëta aq më mirë, mund të shkoni madje edhe drejtë të zezës. Fundi? Një çmenduri!

Ngjyrë nude

Buzëkuqët ngjyrë nude do të ndryshojnë pak pamje. Buzëkuqi i ri do të kalojë më shumë në nuancat e së kafes dhe grisë. Kini kujdes! Nuk është një ngjyrë për të gjithë, sidomos për ata që janë shumë të bardhë në fytyrë, ky buzëkuq u shkon më shumë ezmereve.

Ngjyra portokalli

Kjo ngjyrë është më e përshtashme pasi të keni marrë një ngjyrë të mirë në plazh. Nëse kalon në nuanca më të kuqe atëhere mund të përdoret edhe për stinët e tjera. Gjithsesi shiheni atë me kujdes.

Ngjyra e kuqe klasike

Nëse ka një nbuzëkuq që nuk del kurrë nga moda ai është i kuqi klasik. Për një pamje bashkëkohore, përpiquni që pasi ti bëni ato të kuqe mos ekzagjeroni me tualetin e syve. Duhet që e gjithë vëmendja të rrëmbehet nga buzët tuaja.

Ngjyra pink

Është një ngjyrë qetësuese e përshtatshme për të gjithë dhe e përkryer për çdo rast. Një kuq buzësh e bukur natyrale rozë është ideale kur jeni të pavendosur për atë ngjyrë që duhet të vishni dhe kur i keni bërë sytë smokey!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *