KreuCelebrity

Elvana nuk i ndahet punës, në Tiranë së bashku me Poo Bear

Këngëtarja Elvna Gjata është kthyer në Tiranë, e me sa duket në vend për ti shfrytëzuar këto ditë për të pushuar e për të ndenjur me familjen e saj, këngëtarja po i shfrytëzon vetëm duke punuar. Epo fama ndërkombëtare nuk vjen kollaj, duhet sigurisht shumë punë dhe Elvana nuk po i le gjë mangut.

Pranë saj është edhe producenti i njohur amerikan, Poo Bear. Këtë këngëtarja e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, gjatë provave në studio, ku veç producentit të njohur i praishëm ishte edhe Sasha Sirota, muzikant e producent.

Ky është bashkëpunimi i dytë i Elvanës me Poo Bear, ku vetëm gjashtë muaj më parë solli “Forever is Over”. Ndonëse po na pralajmëron se së shpejti do të kemi diçka nga Elvana, ajo nuk ka dhënë as edhe një detaj se për çfarë bëhet fjalë. Epo të presim e të shohim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF