KreuCelebrity

Fansja e sulmon me mesazhe, por Angela e turpëron publikisht!

Lajmi për martesën e Angela Martinit me milionerin rumun pushtoi mediat rozë, ndërsa modelja nuk e ka fshehur kurrë jetën e saj luksoze. Zhvendosur në Amerikë, Angela duket se po kalon periudhën më të mirë të jetës, e nuk mund të themi se vuan për ndjekës në rrjetet sociale. Por, ja që një nga vajzat e interesuara për jetën e Martinit në botën virtuale e ka shqetësuar këtë të fundit me mesazhe në privat.

Duket se ndjekësja nuk e ka pritur aspak mirë si martesën, ashtu dhe mënyrën e të jetuarit të modeles, e sipas saj kaq ka mjaftuar që ta ofendojë Angelan me fjalë banale. Ajo gjithashtu e ka akuzuar se arsyeja e lidhjes me  bashkëshortin e Martinit vinte thjesht si rrjedhojë interesi ekonomik. Modelja nuk ka patur ndërmend të rrijë e qetë, kështu që ka fotografuar të gjithë bisedën, duke shkruar se nuk i besohej se një femër mund të shkruajë në atë mënyrë.

“Sa inat e frustrim mund të mbajë përbrenda?! Ndihem keq për të. Çfarë dështake!”, ka vijuar dhe më tej Angela, duke publikuar emrin e plotë dhe profilin në Instagram të vajzës. Pas kësaj, Martini ka postuar reagimet pozitive të të tjerë fansave, të cilët e kanë mbështetur modelen. Me pak fjalë, nuk duhet ngatërruar me Angelan!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF