KreuBusull

“Game of Throne” mbyllet në 2019 me 6 episode, ja çfarë premtojnë autorët

“Game of Throne” është një nga produksionet më të suksesshme në historinë e HBO, i cili ka thyer çdo rekord të mundshëm për sa i përket shikueshmërisë. Vetëm në SHBA, seriali ka arritur të ketë më shumë se 30 milionë shikues, ndërsa në botë ka arritur të sigurojë vendin e parë si seriali më i shikuar.

Ndërkohë që gjatë viti që lam pas u shfaqën seritë e parafundit, fansave të këtij seriali do t’i duhet të presin më shumë se një vit për të parë se si do të përfundojë lufta e madhe për kontrollin e Fronit të Hekurt, i cili do t’i jap fituesit të luftës kontrollin mbi të gjitha mbretëritë.

Viti 2019 do të jetë vitit i “finales së madhe” për këtë serial, ku do të shfaqen 6 episodet e fundit të cilat shënojnë edhe fundin e një prej sukseseve më të mëdha televizive jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën. Hapsira kohore prej pothuajse 2 vite i jep mundësinë autorëve të këtij seriali që të përfundojë dy librat dhe të sigurojë një mbyllje spektakolare për serialin.

Në një intervistë për “Entertainment Weekly”,  David Benioff dhe D.B Weiss janë shprehur se për “finalen e madhe” do të regjistrohen disa funde të ndryshme, për të shmangur në këtë mënyrë mundësinë e një rrjedhjeje të përfundimit të spektaklit, për të cilin ata dëshirojnë të jetë sa më spektakolare.

Për të marrë vesh se kush do të jetë mbreti ose mbretëresha i cili do të marrë thornin e hekurt dhe do të sjelli paqen në mbretërit, do të na duhet të presim deri në muajt e fundit të 2019 për ta zbuluar, por duke parë realizimin e serialit deri në këto momente, mund të themi me plot gojën se do të jetë diçka spektakolare.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF