KreuCelebrity

Katy Perry dhe Orlando Bloom, ribashkim të ëmbël në Maldives!

Ky vit duket se ka nisur mbarë për Katy Perry dhe Orlando Bloom. Gjithçka po shkon më së miri, e tashmë nuk ka më dyshime që dy yjet janë bashkuar përsëri, edhe pse është ende herët ndoshta për të folur për romancë. Fansat kanë vërejtur se Perry dhe Bloom po kalojnë pak kohë në resortin Amilla Fushi në Maldives, ndërsa një burim për People ka konfirmuar të njejtin informacion.

Edhe pse janë përpjekur të duken sa më thjeshtë, veshur sportivë dhe me kapele në kokë, një adhurues i ish-çiftit ka arritur t’i fotografojë teksa Perry dhe Bloom drekonin së bashku. Nga ana tjetër, ka qenë vetë Orlando ai që ka publikuar një foto në Instagramin e tij pak ditë më parë, ku cilëson emrin e resortit të lartpërmendur, ashtu sikurse shihet duke mbajtur veshur këmishën që dallohet dhe në imazhin e postuar nga fansi. Ndërsa, E! News ka deklaruar se në fakt Katy kishte qenë në Dubai, ndërkohë kishte ndaluar në Maldives thjesht për të takuar Bloom.

Sipas këtij burimi, gjithçka mbetet në kuadrin e një miqësie, por fansat po shoresojnë që 2018-të jetë viti i tyre…!

A post shared by Orlando Bloom (@orlandobloom)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF