KreuCelebrity

Pas Marinës, vjen radha e Luanës, por Berisha nuk e vlerëson si ‘perfekte’…!

Dita e djeshme mbushi mediat me lajmin se Fadil Berisha kishte komplimentuar jo pak Marina Vjollcën, nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale. Fotografi e kishte cilësuar moderatoren si ‘fytyra perfekte’ dhe ‘bukuria klasike’, etiketime që i pëlqyen shumë Marinës. Por, këtë herë ka qenë radha e Luanës që të marrë vlerësimin nga ana e Berishës.

“Seksi, e bukur”, ka shkruar fotografi për Luanën, e ashtu sikurse e motra, edhe kjo e fundit ka komentuar poshtë postimit. “Vetëm dashuri për më të mirin e më të mirëve”, ka shkruar Vjollca, që mesa duket ka mbetur e kënaqur nga vlerësimi i Berishës. Tashmë, mbetet për t’u parë se radha e cilit personazh do të jetë për t’u prezantuar si duhet në profilin e fotografit me famë botërore.

A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberishaphotography)

Ditë të mbara për motrat Vjollca, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF