KreuStil Jetese

Po kërkoni një look të ri për në pranverë? Ja ku i keni 5 frymëzime

Erdhi pranvera dhe është gjynah mos bëjmë disa ndryshime në llok-un tonë. Një stine të bukur si ajo i shkon për shtat një pamje e bukur, pasi të heqim të gjitha shtresat e rrobave që na veshi dimri, e që nuk na le të dukemi si asgjë tjetër veç se si një “thes leckash”. Më e mira e gjithë kësaj është se ndryshimet mund ti bëni pa shumë lodhje. Ne po jua tregojmë stilet ju vendosni gishtin.

Stilisti i flokëve, Orlando Pita nuk donte të priste flokët e vërtetë të modeleve, kështu që ai zgjodhi një formë kapje të tyre për ti bërë ata të dukeshin si të shkurtra. Kjo metodë sigurisht nuk është për ata që dashurojnë ti mbajnë flokët e tyre të gjata lëshuar gjatë të gjithë kohës.

Vijon të jetë në modë topuzi i çrregult që duket sikur e keni kapur në nxitim e sipër e për këtë nuk keni mundur ti mbështillni të gjitha flokët tuaj. Për ta realizuar mjafton të kapni topuzin e të kaloni më pas gjishtat nëpër flokë.

Një model i bukur e interesant janë edhe flokët me onde të lehta, por me disa gërsheta të imtë mes tyre. Provojeni këtë model për të ndryshuar stilin tuaj.

Flokët e valëzuar janë një tjetër trend. Jo vetëm të valëzuar, por eshe me volum ndërsa mund të vendosni edhe ndonëj lule të vogëll në to.

Flokët e kapura bisht, por jo nga ai i zakonshmi. Lidhini flokët tuaj e pas kësaj një pjesë flokësh nga mesi i bishtit kthejini mbrapsh dhe futi në llastik. Kështu disa flokë do të jenë jashtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF