Pas fotove të fundit, mund të themi se Zaho i ngjan jo pak të atit!

Lindja e Zahos e ka vënë edhe më tepër në qendër të vëmendjes jetën private të kryeministrit. Së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, udhëheqësi i vendit është përpjekur të ruajë në maksimum privatësinë e më të voglit të familjes.

Nuk mund të themi se shfaqen rrallë në publik, përkundrazi. Rama nuk ka nguruar të publikojë foto me të birin, edhe pse duke mos harruar të zbatojë rregullin e parë të vendosur lidhur me publikun: fytyra nuk duhet shfaqur kurrë. Epo, kjo nuk mund të zgjaste përgjithmonë, pasi ditët e fundit Zaho është fotografuar bashkë me të atin në një restorant, ku dhe është parë duke luajtur dhe duke u argëtuar në ambientet përreth. Kryeministri i ka qendruar pranë, pa arritur të fshehë gëzimin në fytyrë.

Rama njihet për natyrën e tij trazovaçe jo vetëm si politikan, por dhe në jetën private, çka do të thotë se deri më tani, Zaho i ka ngjarë goxha të atit në këtë drejtim…Jo më kot, Rama nuk lë rast pa e përmendur më të voglin e shtëpisë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *