KreuCelebrity

Të pozosh me bikini në mes të Antarktidës… vetëm modelet e Victoria Secret mund ta bëjnë

Ndryshe nga pjesa tjetër e njerëzve, të cilët zakonisht në dimër përqafojnë rrobat dhe vendet e ngrohta, modelet e Victoria Secret, Jasmine Tookes dhe Josephine Skriver kanë përqafuar të ftohtin e Antarktidës dhe jo vetëm kaq, por kanë pozuar në mes të akujve me rroba banjo.

Modelja Tooks kishte zgjedhur një parë bikini të bardha ashtu si dhe vetë e bardha eAntarktidës, ndërsa Skriver kishte zgjedhur një ngjyrë të ngrohtë trëndafili. Ata pozojnë dhe sigurisht duken të mrekullushme ndërsa duket se nuk i shqetëson shumë i ftohti.

Teksa postonte foton e ftohtë me pozën e saj të nxehtë, modelja Tooks u shpreh: “kjo ishtë mënyra më e mirë për ta filluar vitin, një eksperiencë emocionuese dhe e pabesueshme. Kushdo që më njeh mirë, e di që ky ishte një udhëtim jashtë zonës sime të rehatisë, por jam krenare për hapin që bëra për të provuar një aventurë të tillë”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF