Ajo që pritej, më në fund ndodhi, 2018 nis mbarë për Luana Vjollcën 0 932

Ajo që pritej, ndodhi.

Luana Vjollca bëhet personazhi i tretë i njohur në Shqipëri me 1 milion ndjekës në Instagram. Lista kryesohet nga këngëtarja shqiptare Enca, në vendin e dytë renditet Noizy, e ndërsa së fundmi pjesë e saj është bërë edhe Luana Vjollca.

Bukuroshja, duket se ia kishte vënë vetes një qëllim të tillë dhe ia arriti. Kjo 2018 nisi mbarë për bukuroshen, e cila konfirmoi se nuk është vetëm një ndër fytyrat më të dashura të ekranit, por edhe të Instagramit.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar herë pas here foto nga momentet e punës, por ndonëse në masë më të vogël edhe nga jeta private. Ka qenë vetë bukuroshja që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mbi të cilin shkruan thjesht: 1M.

 

1 M 🥂

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *