KreuCelebrity

“Ces’t La Vie” i vjen fundi, ja çifti fitues për të gjithë ata që e humbën!

Edhe pse në fakt u duk sikur mbrëmja festive e Vitit të Ri shënoi edhe fundin e “Ces’t La Vie”, sepktakli nuk kishte si të mbyllej pa shpalljen e çiftit fitues, dhe jo vetëm. Mes disa performancash të çifteve garuese, erdhi dhe momenti kulminant kur personazet duhet të vendoseshin dy e nga dy përballë njëri-tjetrit, për t’i lënë vend jurisë në zgjedhjen e radhës. Kështu, nga kjo përzgjedhje, fundi i emisionit solli një tjetër garë emocionuese mes çiftit Ori dhe Anxhela Peristeri, si dhe Kristi Karkanaqe dhe Lindi Islami.

Duke qenë se ishte finalja e një rrugëtimi argëtues, konkurrentët në përgjithësi nuk i kanë përmbajtur dot emocionet. I tillë ishte dhe momenti kur Ori mori përkrah Kristin, duke thënë: “Ky është trofeu për mua, njeri i jashtëzakonshëm, mik i shtrenjtë…” Karkanaqe ka shpërthyer në lot, ndërsa ky nuk do të ishte emocioni i vetëm që do të përjetonte. Me vendimin e jurisë, Kristi dhe Lindi u shpallën fitues të këtij edicioni të “Ces’t La Vie”, duke e quajtur një fitore të merituar. Çmimi i publikut shkoi për Big Maman dhe Skerdi Farinë, të cilët shprehën falenderime të pafundme për kupën e tyre.

Tashmë, Klani pritet të sjellë të tjera formate muzikore dhe argëtuesë, që pritet të shfaqen së shpëjti për publikun e gjerë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF