Chris Brown i dashuruar, tani del i kapur për dore pa i interesuar asgjë 0 186

Ata kishin kohë që fliteshin për një lidhje të mundshme. E kemi fjalën për këngëtarin Chris Brown dhe këngëtaren indoneziane, Agnez Mo. Shkak për këto thashetheme u bë një foto e tyre, ku Chris i kishte vendosur dorën në bel bukuroshes, e të dy dukeshin shumë të afërt.

Gjithsesi, pas kësaj ata u përpoqën ta mbanin sa më të fshehtë. Teksa ishin të pranishëm të dy në ditëlindjen e Dj Khaled, ata u kujdesën të mos fotografoheshin bashkë, por janë parë duke flirtuar.

Por tani gjithçka është mëse e qartë. Ata janë të dashur dhe “love is in the air”. Chris dhe Agnez janë fotografuar të kapur për dore në DisneyLand, e duket se po kalonin mjaft mirë në krahët e njëri-tjetrit, e në një moment Chris e ka marrë atë në krah. Epo le të shpresojmë që këngëtari të ketë zënë mend këtë herë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *