Kendall në Golden Globes, por fansat e kryqëzojnë: “Ç’do ti aty?!”

Është ndoshta ndër të paktat herë kur prezenca e një prej anëtarëve të klanit Kardashian-Jenner acaron kaq shumë rrjetin! Edhe pse nuk e pamë as në listën e atyre që spikatën më shumë me veshjet në tapetin e kuq, Kendall Jenner nuk ka munguar ditën e djeshme në Golden Globes 2018. Është momenti kur duhet lëshuar ndonjë pasthirrmë keqardhje, pasi Twitter-i ka shpërthyer në komente negative…

Pyetja kryesore e ndjekësve ka qenë një dhe e vetmë: “Çfarë bën Kendall në Golden Globes?!” Një reagim i tillë nuk ka ardhur prej faktit që Jenner është modele, pasi Heidi Klum dhe Naomi Campbell ishin pjesë e tapetit të kuq. Gjithçka është lidhur me faktin se askush nuk e shihte të arsyeshme dhe të justifikueshme prezencën e saj në këtë event. “Për çfarë është aty, për punën e mrekullueshme që ka bërë tek reklama e Pepsi-t?!”, kanë shkruar ironikisht disa të tjerë, duke kujtuar skandalin e vitit që lamë pas. Me pak fjalë, ky fillim viti nuk ka qenë rasti tipik i suksesshëm i Kendall.

Vetëm se duhet theksuar diçka: ishte vërtetë fat që modelja kishte ardhur e vetme, pa shoqërinë e ndonjërës prej motrave…!!!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *