KreuCelebrity

Këngëtaren shqiptare e bëjnë të vdekur në media, reagimi i saj është për t’u vlerësuar

Mania e disa mediave për të marrë disa klikime më shumë me lajme falco, shpesh ka sjellë pasoja shumë të mëdha tek njerëzit.

Nuk është hera e parë që në portalet shqiptare lexojmë lajme të cilat na njoftojnë se një personazhi njohur ka ndërruar jetë, e ndërsa pak orë më pas ky lajm përgënjeshtrohet nga familjarët e tij apo edhe vetë “viktima”. Rasti më i fundit ishte me këngëtarin nga Kosova, Sabri Fejzullahu i cili sipas disa mediave nga Maqedonia, kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor, por ky informacion u hodh poshtë menjëherë nga Ariana, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut.

Megjithatë, lajme të tilla duken se nuk të mbaruar. Pre e ‘fake news’ ka rënë një tjetër këngëtare shqiptare, Aida Doçi, por bukuroshja e ka marrë me shumë sportivitet duke qenë se nuk ishte hera e parë që e shihte veten “të vdekur” në portale.
“Që dy tre herë që po më vrasin këto gazeta. Kur të vdes nuk kanë për ta besuar”, shkruan ajo.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF