KreuCelebrity

Këtë që bën Getoari për Marinën në Instagram, jo çdo djalë do e bënte

Për një gjë jemi të sigurt, të dielave në mbrëmje Getoari është përpara televizionit, për të parë bashkëshorten e tij, Marina Vjollcën. Nëse shumë kohë më parë, ata e mbanin të fshehtë lidhjen e tyre të dashurisë, tashmë nuk ngurojnë t’i bëjnë dedikime në publik njëri-tjetrit. Për hir të së vërtetës, Marina është paksa më e kursyer, por atë e kompeson Geti.

Ky i fundit herë pas here poston foto të bukuroshes, duke treguar se sa krenar është që ka për krah një ndër femrat më të bukura në Shqipëri. Fotot i shoqëron me dedikime të ndryshme, jo ato klishe që mund t’i gjejmë copy-paste në internet, por me shumë pak fjalë, të mjaftueshme për të reflektuar dashurinë e madhe që ka për të.

Mirëpo, postimi i fundit ishte ndryshe: pa fjalë.

Nuk ka faj Geti, pa fjalë mbetëm edhe ne kur pamë Marinën në finale e ‘C’est la vie’

Vajza, këtë që bën Getoari për Marinën në Istagram, jo çdo djalë do e bënte, apo jo? Maksimumi do postonin një foto kur keni dalë bashkë, dhe atë pasi t’ia keni kërkuar ju…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF