KreuStil Jetese

Paris prit se ç’ke harruar! Miliarderia ikën me makinë dhe le të dashurin në aeroport

Miliarderia më e famshme, Paris Hilton ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit, pas fejesës së saj me Chris Zylka. Vëmendje të madhe mori edhe unaza e veçantë e saj me vlerë prej 2 milion dollarësh. Epo vëmendja vazhdon të jetë sërish tek ajo pas gfafës më të fundit.

Paris Hillton e dreqosi fare pasi harroi të fejuarin, dhe u nis me makinë pa Chris-in. Kjo ndodhi pasi çifti u kthye nga Los Angeles, ndërsa video u bë virale duke i bërë ata të duken qesharakë.

Pas kësaj reagimi i miliarderes ka qenë i menjëhershëm. Në Tëitter ajo shkruan: “Qetësohuni. Nuk e harrova të fejuarin. Pati shumë aparate fotografikë dhe media rreth e rrotull, aq sa u hutuam dhe shoferi mendoi se Chris ishte brenda në makinë ndaj u nis menjëherë. Kemi bërë vetëm pak metra dhe i tregova shoferit se kishim lënë Chris-in jashtë. Ishim bashkë pas pak sekondave, kështu që, asgjë për tu panikosur”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF