KreuCelebrity

Pas komentit të Robertit, Alberia kalon në ofendime: “Kur ha shumë m…!”

Në puntatën e fundit të “Mos i fol shoferit”, Robert Aliaj shprehu opinionin e tij edhe për Albërie Hadergjonaj. Pas pyetjes së Rudina Dembacaj, se kë do të hidhte nga një anije që po mbytej (Mihrije Brahan apo Albërie Hadërgjonaj), Aliaj u shpreh se Brahan nuk e njihtre nga afër, por Albërien do ta hidhte me patjetër. Kur u pyet ‘pse’, Roberti tha se ndjente neveri për tallavaistet. Një lajm i tillë mbushi portalet, e mesa duket Hadërgjonaj nuk ka qendruar aspak indiferente.

Duke qenë se me lidjen e këtyre debateve jo të drejtpërdrejta, dalin në pah edhe mendimet personale të komentuesve, këngëtarja ka zgjedhur disa opinione nga përdoruesit e rrjeteve sociale, lidhur me Robertin. Njëri prej tyre ka kaluar deri në ofendime banale, por para nuk ka mbetur as vetë Albëria. Ajo e ka postuar komentin ne My Story-n e saj, duke shkruar përsipër imazhit: “Kur ha shumë m…” Me pak fjalë, këngëtarja jo vetëm që nuk e ka kursyer kundërpërgjigjen, por ka vendosur të dalë fare hapur ndaj Robertit, pa eleminuar asnjë fjalë nga mendimi i saj i sinqertë.

Pas këtij postimi, Albëria ka publikuar disa foto të tjera, ku dhe njofton se po kthehet në Shqipëri. Tashmë, mbetet për t’u parë përballja e radhës…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF